Humb jetën në Spitalin Ushtaraki riu që u plagos tek “Siri Kodra”
TIRANË - Ka humbur jetën në ambientet e Spitalit Ushtarak 22 vjeçari Erjon Lita i cili u plagos nga dy persona pasditen e sotme rreth orës 16:30 në rrugën "Siri Kodra". 22 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga plagosja me thikë.
Policia e Tiranës bën me dije se ka arrestuar dy prej autorëve të vrasjes, Sherif Lata 52 vjeç, dhe Besard Lata 27 vjeç dhe se ka shpallur kërkim Sebastjan Latën 23 vjeç.
Erjon Lita u plagos pas një sherri për motive te dobëta, 22 vjeçari nga Burreli ishte thirrur nga dy persona për t’u sqaruar për një zënke të mëparshme dhe aty e kanë qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur rëndë, plagë prej të cilave më vone ka humbur edhe jetën.
Dy autorët e krimit u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes me anë të një automjeti më targa të huaja.
Lajmi fillimisht u publikua në orën 18:25 dhe më pas u përditësua në orën 23:50
Redaksia Online
(jd/Gre.M/b.m/Shqiptarja.com)