Gjirokastër- Dëbora, pushteti vendor nuk kryen detyrën
Gjirokastër- Shkarkimi nga puna i drejtorit të Ndërrmarrjes së Rrugëve Rurale të qytetit të Gjirokastrës, e ka kthyer këtë ndërrmarje në jofunksionale. Duke lënë në këtë mënyrë në mëshirë te fatit banorët e bllokuara në disa komuna për shkak të rreshjeve të dëborës. Zyrat e kësaj ndërrmarrjeje qëndrojnë të mbyllura edhe gjatë orarit zyrtar.
Institucioni mbikqyrës i Këshillit të Qarkut Gjirokastër njofton se 11 personat e stafit administrativ dhe 42 punëtorët në terren nuk kanë qenë duke kryer detyrën e tyre përgjatë ditëve me reshje dëborë, ku sipas funksionarëve të Qarkut situata ka qenë problematike dhe për pasojë janë izoluar disa komuna.
Nënkryetari i Këshillit të Qarkut, Panajot Lula thotë se në këto kushte është kryer shkarkimi i drejtorit të kësaj ndërmarrjeje dhe është kryer emërimi provizor i një drejtori tjetër deri në mbledhjen e rradhës së Këshillit të Qarkut që mund të marrë vendimin përfundimtar rreth ndërmarrjes.
Ndërkaq vetë drejori i shkarkuar i Ndërmarrjes se Rrugëve, Vait Tola e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij dhe pretendimet e Këshillit të Qarkut.
Edhe këshilltarët e djathtë të Këshillit të Qarkut kanë kundërshtuar përmes një deklatare për mediat e kanë quajtur vendimin e kreut të Qarkut të padrejtë dhe të jashtëligjshëm kjo për shkak të mos konstituimit sipas tyre ende të Këshillit të Qarkut Gjirokastër.
Shkrime të tjera me interes:
- Invalidët pa para, Ksera: Pushteti vendor fryu listat për fushatë Tiranë- Ministria e Punës ka deklaruar se përgjegjëse për vonesat...
- Gjirokastër- Rruga për në Adrianopol, e pakalueshme Gjirokastër- Rruga që të çon për në destinacionin turistik, Adrianopol ...
- Gjirokastër- 6 fshatra pa ujë, banorët i rikthehen jetesës primitive Gjirokastër- Gjashtë fshatra të Dropullit të Poshtëm në Gjirokastër prej...