Bujqësia, Berisha: Prioriteti i 2012-ës
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha është shprehur se prioriteti i qeverisë për vitin 2012 do të jetë sektori i bujqësisë. Gjatë mbledhjes së qeverisë Berisha e ka cilësuar bujqësinë si një sektor mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe sipas tij do të ketë më shumë investime në këtë fushë.
Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha për bujqësinë dhe në këto vite është investuar në zonat rurale më shumë se në të gjithë kohërat. Janë ndërtuar mijra kilometra rrugë të cilat kanë lejuar që energjia e tregut që krijohet dhe të mund të kapë më shpejtësi tregjet e mëdha të vendit. Ky sektor mbetet gjithnjë një ndër më të rëndësishmit të rritjes të të ardhurave, të përmirësimit të balancave kombëtare por mbi të gjitha të rimëkëmbjes të atyre që zotërojnë tokën në këtë vend u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë ka deklaruar gjithashtu se do të bëhen përpjekje për futjen e teknikave dixhitale dhe i ka kërkuar Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë të përmirësojnë infrastrrukturën financiare në këtë aspekt.
Shkrime të tjera me interes:
- Integrimi europian, Fillon-Berisha: Prioriteti ynë Francë- Integrimi europian është prioriteti dhe objektiva kryesore e Shqipërisë...
- Zgjedhja e presidentit, Berisha: Vetëm mbi bazë të Kushtetutës Tiranë- Presidenti i ardhshëm i vendit do të zgjidhet vetëm...
- Buxheti 2012, Berisha: Rrogat, pensionet, asistenca ekonomike do rriten Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë shprehu se rritja...