Mungesa e kapakëve të pusetave problem në Fier

Rreth 500 pusetave në disa lagje të qytetit të Fierit iu janë vjedhur kapakët duke bërë kështu që vjedhja e tyre të bëhet një fenom i zakonshëm por edhe i rrezikshëm për qytetarët. Qytetarët shprehen të shqetësuar për këtë fenomen pasi mungesa e kapakëve të pusetave sjell përhapjen e papastërtive, duke krijuar rrezik për shëndetin e tyre.
Ndërsa ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimeve në Fier ka pranuar këtë konstatim. Shefi i marrëdhënieve me klientin pranë ndërmarrjes së ujësjellësit, në Fier Skerdi Proko e ka konfirmuar këtë problem, ndërsa ka shtuar se po punohet për kapjen e përgjegjësve.
Fenomeni i grabitjes qoftë të kapakëve të pusetave apo të përcjellësve prej bakri janë bërë si të zakonshme, për tu shfrutëzuar më pas për qëllime përfitime, pa llogaritur dëmin e shkaktuar për qytetarët.