Gjirokastër, 150 familjeve u ndërpritet ujë i pijshëm
dje dhe sot punonjësit e kësaj ndërmarjeje kanë ndërhyrë për tu prerë furnizimin me ujë të pijshëm atyre familjeve që janë debitore prej shumë vitesh. Për zotin Qeli, morkryerja e pagesave të faturave të ujit në kohën e duhur edhe pse Bashkia e Gjirokastrës si aksionere e vetme e kësaj ndërmarjeje i'u kishte dhënë mundësi të paguanin shumat e prapambetur pa kamatë vonesë, kjo kategori përsëri nuk i është përgjigjur apeleve të herëpas'hershme përmes edhe mediave lokale. Qeli theksoi se ndërprerja e ujit të pijshëm është përqëndruar sot në lagjen "Zinxhira" dhe "Dunavat", ndërsa në ditët e vazhdim punonjësit e Ndërmarjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, do të ndërmarrin aksione të ngjashme edhe në lagjen kryesore të qytetit të Gjirokastrës "18 Shtatori" atje ku numri i konsumatorëve është më i lartë. Kjo është ndërhyrja e parë gjatë këtij vitit që Ndërmarrja e Ujisjellës-Kanalizimeve ka ndërmarrë masat penalizuese ndaj kundravajtësve. Aktualisht, konsumatorët e qytetit të Gjirokastrës furnizohen me ujë të pijshëm 2 herë në ditë, me 5 orë gjithsej nga burimet e Hosit, Budukut dhe Tranoshishtës.
T. Hoxha