AQSHF, aktivitet për nder të Saim Kokonës
montazh, 27 min, me disa nga krijimet e tij më të mira në karrierën e gjatë artistike. Për të pranishmit do të shtrohet në fund edhe një koktej. Aktiviteti organizohet nga AQSHF, nën kujdesin e MTKRS, në bashkëpunim edhe me Teatrin Kombëtar. Saim Kokona u lind në Gjirokastër më 26 shkurt 1934. Në moshën 10-vjeçare shpërngulet familjarisht në Tiranë, ku mori edhe arsimin e parë. Kreu liceun artistik Jordan Misja për pikturë. Studimet e larta mbaroi në Çeki për operator në vitin 1960. Nga viti 1960- 1991, vit në të cilin doli në pension, punoi në Kinostudion Shqipëria e Re si operator, ku realizoi 30 filma artistikë e po aq filma dokumentarë. Ka punuar me regjisorë të shquar si Dhimitër Anagnosti, Vitor Gjika, Piro Milkani, Gëzim Erebara, Xhanfise Keko, Rikard Ljarja, Kristaq Dhamo, Hysen Hakani e shumë të tjerë. Ndër filmat e tij më të suksesshëm përmendim Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Ndërgjegjja (1972), Brazda (1973), Beni ecën vetë (1975), Koncert në vitin 1936 (1978), Radiostacioni (1979), Njeriu i mirë (1982), Taulanti kërkon një motër (1984), Apasionata (1983), Shpella e piratëve (1990) etj. Filmat e tij dallohen për intuitën artistike, për mënyrën e xhirimit, këndet e vështrimit, kompozimin e kuadrit, të cilat futen thellë në botën shpirtërore të aktorit dhe që vijnë natyrshëm tek spektatori.
Saim Kokona është vlerësuar me çmime të ndryshme për karrierën e tij të gjatë si dhe mban titullin e lartë Artist i Merituar.