E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, 2021 projekte për parkun e Antigones dhe Antrianopolit

Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, u vizitua nga rreth 1800 turistë vendas e të huaj. Në analizën vjetore të punës, zyra e administrimit dhe koordinimit të parkut arkeologjik, ka nxjerrë në pah rënien e vizitueshmërisë krahasuar me vitet paraardhës, për shkak të pandemisë.

Gjatë 2020 u konstatua edhe një rritje e interesimit për kërkimet arkeologjikë dhe studimorë në këto dy vende. Tashmë monumentet e trashëgimisë kulturore të këtij parku arkeologjik po nxisin ecurinë pozitive të turizmit në zonën përkatëse duke ndikuar gjithashtu në zhvillimin ekonomik të zonës, shprehet drejtori Shkëlqim Guçe.

“Parku arkeologjik është duke realizuar një analizë vjetore për vitin 2020, duke patur si piketa kryesore realizimin e punëve, detyrave, qëllimeve, bashkëpunimeve, promovimeve, etj. Këto, do të diskutohen në analizën tonë që ka për qëllim jo vetëm dhënie llogarie por nxjerrjen e problematikave dhe ndryshimin e modeleve për tu përshtatur, me kushte të vështirë siç është ky i pandemisë.

Parku arkeologjik ka dy site të rëndësishme për të cilat kemi një plan të detajuar, si rikonstruksionet e ndryshme, ngritja e kollonave të rrëzuara të cilat kanë një histori më vete , përmirësimi i rrjetit të sinjalistikave, rrethimin e sitit arkeologjik të Adrianopolit, sistemimin e rrugës Sofratikë-Andrianopol, etj, të cilat janë prioritet për 2021. Gjatë vitit 2020 parku pati rreth 1800 vizitorë, sa gjysma e vitit 2019″, shprehet drejtori Guce.

Parku arkeologjik Antigone,  Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos. Ai përfshin një sërë objektesh me vlera të veçanta historike dhe të trashëgimisë kulturore jo vetëm për rajonin jugor por edhe më gjerë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›