Presidenti Meta i shqetësuar për përkeqësimi të situatës së shpopullimit të vendit

Presidenti Ilir Meta ka shprehur sërish shqetësimin për përkeqësimi të situatës së shpopullimit të vendit. “Situata në vendin tonë është përkeqësuar ndjeshëm sidomos sa i përket mungesës së mbështetjes së biznesit, për të përballuar kostot shtesë të pandemisë” tha zoti Meta gjatë një takimi të zhvilluar me profesorë dhe ekspertë. Ai tha se mosrritja e pagave dhe pensioneve, mungesa e një arsimi cilësor dhe mungesa e mbështetjes për biznesin janë disa prej arsyeve që stimulojnë këtë fenomen. “Sipas Bankës së Shqipërisë të paktën 50 mijë qytetarë kanë humbur vendet e tyre të punës gjatë pandemisë. Mungesa e mbështetjes për këto biznese padyshim që është një kërcënim serioz për t’i shtuar edhe më tej ritmet e emigrimit” tha zoti Meta.