E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster 3 ne pranga kapen me 10 kg marijuane

Policia e Gjirokastres ka bere te mundur arrestimin e tre personave pasi jane kapur me 10 kg marijuane dy prej te cileve nga Kosova. Gjate operacionit te koduar Dealers mesohet se jane arrestuar shtetasit Rinor Lila 20-vjec Blerim Zeqiri 22-vjec dhe Denis Fata 23-vjec te cilet akuzohen per trafik droge. Sipas policise tre te arrestuarit e kishin blere drogen ne Lazarat dhe do te udhetonin ne drejtim te Tiranes me destinacion perfundimtar Kosoven. Specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve kane bere te mundur evidentimin e ketyre shtetasve te cilet qendronin ne vendin e quajtur Ura e Lumit Gjirokaster ku dy prej tyre kishin nga nje cante shpine sportive ndersa njeri kishte nje cante dore dhe po prisnin autobuzin per te levizur ne drejtim te Tiranes. Nga ana e Specialisteve te Sektorit Kunder Narkotikeve eshte bere menjehere bllokimi i cantave si dhe shoqerimi i shtetasve qe posedonin keto canta dhe nga kontrolli i cantave eshte gjetur edhe sasia e droges.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›