E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder u kapen me droge ne pranga 2 persona

Dy persona jane arrestuar nga policia e Shkodres pasi dyshoheshin se posedonin droge. Sipas policise te arrestuarit jane shtetasit Zef Qetaj 27-vjec banues ne fshatin Bleran Komuna Rrethina Shkoder dhe Gjovalin Maci 23-vjec banues ne fshatin Grude e Re Komuna Rrethina Shkoder. Ndalimi i Qetaj dhe Maci u be teksa po udhetonin me mjetin tip Benz me targa AA 663 BF ku gjate kontrollit te ushtruar iu gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale nje qese plastike me pluhur te bardhe e dyshuar si lende narkotike Kokaine me peshe 0.8 gram. Gjithashtu gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Gjovalin Maci u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale 12 doza me lende narkotike kanabis sativa te thare.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›