E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, 34-vjeçari përplaset për vdekje nga një automjet

GJIROKASTER- Një 34-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit, pasi u përplas nga një automjet në vendin e quajtur Grapsh në Gjirokastër. Burime nga policia bëjnë të ditur se Aleksandër Polo është përplasur nga një makinë tip ‘Honda’ me targa greke KPB 8601, e drejtuar nga shtetasi Jani Dushi, 25 vjeç.

Mësohet se 34-vjeçari Polo sapo ishte kthyer nga Greqia dhe pasi ka zbritur nga autobusi i linjës Athinë-Tiranë ka tentuar të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, kur është përplasur për vdekje nga automjeti që udhëtonte me shpejtësi.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

(er.nu/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Foto nga aksidenti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›