E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gjirokastër, Anisa Mano, artizania e re që synon të ruajë traditën

Anisa Mano, është vajza e re nga Gjirokatra. Ajo e la qyetitin e gurtë vite më parë, në kërkim të një jete më të mirë, diku jashtë vendit. Sot bashkëmoshatrët e saj, do të befasohen, nëse ngjiten në qafen e pazarit dhe do shohin, se ajo ka çelur ,një dyqan me punime artizanale e tradicionale, që synojnë jo vetem një biznes të suksesshëm , por dhe një ruatje të traditës së zejeve, punimeve të grurit, të drurit ,në një fare menyre,  një pasaporta e qytetit të UNESKO-s.

Anisa,  vendosi të ecë kundër rrymës që është tendenca e lëshimit të vendit nga të rinjtë, dhe për faktin se rikthimi ishte befasues . Pamja ishte  krejt tjeter dhe kaosi i dikurshëm kishte mbetur si një kujtim i së kaluarës.

Në një vit biznes ,Anisa ka krijuar lidhje të reja me turistë vendas e të huaj. Në këtë vit të pazakontë, ajo po gjen mënyra për të mbajtur biznesin e saj. Shembulli i Anisës, është një ogur i mirë, që shpresa po rigjallërohet, të rinjtë, po rikthehen vendlindjes dhe po ruajnë traditën e të parëve të tyre, që e bënë magjik qytetin tonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›