E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër-Kakavijë, shpërthenmakina, vdesin 3 nga një familje

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Shqiptarja.com siguron fotot e para GJIROKASTER- Tre persona nga një familje kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një automjeti në aksin Gjirokastër-Kakavijë, në kthesën e Mashkullorës. Viktimat janë babë e bir; Luan dhe Lauren Mançellari, 62 dhe 28 vjeç, si dhe Faik Mançellari, 57 vjeç, vëllai i Luanit apo xhaxhai i Lauren. Tre viktimat e karbonizuara ishin nga Qafë Gjashta e Gjirokastrës, ndërsa automjeti drejtohej nga Laureni 29-vjeçar.

Sipas të dhënave të policisë,  automjeti është përplasur në tentativën për të parakaluar një makinë dhe ka qenë një defekt teknik që ka ç’orientuar automjetin. Ai më pas është përplasur me bordurën, ka bërë dy-tre salto për të përfunduar. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që konsiderohet më i rëndi në qarkun e Gjirokastrës për këtë vit. .

Qafë Gjashtë në Sanandë me targa Greqie
Makina e tipi “Fiat Punto” me targa greke, ZHI 7934, ka shpërthyer në kilometrin e pestë të këtij aksi, në afërsi të fshatit Mashkullorë.
 
Automjeti po udhëtonte në drejtim të Gjirokastër dhe fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe më pas ka marrë flakë, duke u marrë jetën tre pasagjerëve.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësja dhe forcat e policisë që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 
Sipas policisë ende nuk janë identifikuar viktimat që u përfshinë nga flakët e zjarrit brenda në makinë.

(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›