Tiranë, sherr të rinjsh te “DonBosko”, vritet me thikë 21-vjeçari

TIRANE- Një sherr mes të rinjve në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet i ka marrë jetën një 21-vjeçari. Gjatë grindjes për motive të dobëta, njëri nga të rinjtë ka goditur me thikë, 21-vjeçarin Arbër Mitro, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Por për shkak të plagëve të marra, i riu ka humbur jetën rrugës për në spitalin "Ushtarak".
Sipas policisë së Tiranës, autori i dyshuar i vrasjes së të riut është Elton Bajraktari, 27 vjeç, i cili është vetëdorëzuar në komisariat.
Dyshohet se 21-vjeçari ka pasur konflikte të mëparshme me të dyshuarin si autor i ngjarjes.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, Mitro, ka qenë në shoqërinë e disa të rinjve të tjerë të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, policia po punon për identifikimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat, për t’u pyetur lidhur me shkaqet e ngjarjes.
(Foto nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)