E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen makina në Gjirokastër pas aksidentit, humbin jetën 3 persona

NE-FLAKEGjirokastër- Tre persona kanë humbur jetën sot në Gjirokastër pasi automjeti me të cilin ata po udhëtonin pësoi një aksident dhe më pas shpërtheu në flakë. Ngjarja ka ndodhur përgjatë aksit Gjirokastër-Tepelenë, ku mësohet se një automjet tip “Fiat”, me tre persona brenda tij është përplasur në fshatin Mashkullorë dhe vetëm brenda pak sekondash ai ka marrë flakë dhe më pas ka ndodhur një shpërthimi fuqishëm.

Sipas policisë të tre peronat që udhëtonin me të kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa është bërë shumë i vështirë indetifikimi i tyre për shkak të djegieve. Pritet të kontrollohet sitemi TIMS në doganë për të mësuar emrat e tyre, pasi dyshohet se kanë qenë emigrantë që ktheheshin nga Greqia.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për shuarjen e flakëve, ndërsa trupat janë dërguar në morg dhe po punohet për t’i identifikuar. Gjithashtu hetimet po vijonë për të zbuluar shkaqet e shpërthimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›