Gjirokastër: Ndalohen 26 klandestinë, 4 i mori rrjedha e lumit

Policia e Gjirokastrës ka vijuar edhe sot aksionin për ndalimin e klandestinëve që shfrytëzojnë vendin tonë si transit për të kaluar në shtete të tjera të Europës.
Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se gjatë operacionit të sotëm janë ndaluar 26 klandestinë, kryesisht nga Siria dhe Pakistani, transmeton Shqip.
Po sipas policisë, 4 klandestinë të tjerë i ka marrë rrjedha e lumit Drino, si pasojë e reshjeve të shiut të dy ditëve të fundit dhe nuk dihet fati i tyre. /Indeksonline/