E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë - Kosova pritet të krijojë 268 vende të reja punës

Fushë Kosova pritet të krijojë vende të reja pune për qindra banorë.

Saktësisht 268 vende të reja punës pritet të hapen, për të cilat u bë e ditur pas nënshkrimit të marrëveshjes së Paktit Territorial të Punësimit. Projekti është bashkëpunim mes UNDP-së dhe Komunës së Fushë Kosovës, ku kjo e fundit kontribuon me 250 mijë euro. Zëvendëspërfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Steliana Nedera, u shpreh e kënaqur për arritjen e marrëveshjes, e cila njëherazi ftoi edhe komunat e tjera të veprojnë ngjashëm, transmeton KTV.

Pakti territorial për punësim synon nxitjen e pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përfshirjen e individëve më të cenueshëm në Komunën e Fushë Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë të gjithë 13 aktorët e përfshirë në projekt, ku konfirmuan se do të japin kontributin e tyre për mbarëvajtjen e projektit, me qëllim uljen e papunësisë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›