Euronews: Në Kosovë u zbulua një mozaik romak

Një lokalitet romak i mbuluar më mozaikë shumëngjyrëshe po zbulohet tash në një fshat të vogël të quajtur Dresnik në veriperëndim të Kosovës. Kështu e nis rrëfimin Euronews për zbulimin arkeologjik që ndodhi këtë vit në komunën e Klinës.
Ky, sipas Euronews, konsiderohet një nga zbulimet më unike dhe më të rëndësishme në Kosovë në dekadat e fundit.
Janë mbi 200 metra katrorë hapësirë shtrirje e këtij lokaliteti, që dikur arkeologët mendojnë se i ka takuar periudhës romake dhe ka qenë një hapësirë publike administrative.
Masar Valla, që ka udhëhequr gërmimet ka thënë se mozaiku ka 7 ngjyra, duke shtuar se besojnë se do të gjejnë edhe të tjerë në vazhdimin e punimeve në tetor të këtij viti./Indeksonline/