Serbia shkon në Këshillin e Sigurimit me akuza ndaj Kosovës

Mesazhi kryesor i delegacionit serb në mbledhjen e nesërme të Këshillit të Sigurimit të KB, që i kushtohet Kosovës, do të jetë “Doemos të respektohen e të zbatohen ato që përfshin Marrëveshja e Brukselit”.
Kështu citohet të ketë deklaruar Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkic para nisjes për në New York.
“Ne dëshirojmë të shqyrtojmë rrënjësisht raportin e UNMIK-ut, ta vlerësojmë dhe të parashtrojmë pikëpamjet tona. Por gjithsesi në organizatën botërore, në nivelin më të lartë, do të bëjmë me dije se ato për të cilat jemi marrë vesh edhe të zbatohen praktikisht”, ka theksuar Mërkic, raporton “Tanjug”, transmeton telegrafi.
Sipas tij, pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë me autoritetet e Prishtinës ka disa interpretime që janë “me sens”, madje “me imagjinatë” dhe që nuk përputhen me tekstin e Marrëveshjes.
“Ne do t’u themi të gjithëve se kështu nuk bën dhe se secili duhet të respektojë atë që ka nënshkruar”, ka deklaruar Mërkic./Indeksonline./