Gjirokastër: Policia ndalon 19 emigrantë të huaj

19 emigrantë të huaj u ndaluan në mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Gjirokastrës.
"Emigrantët nga Eritrea dhe Pakistani u ndaluan 3 kilometra larg Gjirokastrës, pranë lumit Drino”,- theksoi policia.
"Emigrantët po udhëtonin në fshehtësi, por u diktuan nga policia kufitare",- bënë të ditur burimet zyrtare të policisë, transmeton BW.
Gjatë 8-mujorit të këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 490 emigrantë të huaj, të ardhur nga Greqia, me synim për të kaluar në vendet e Europës Perëndimore./Indeksonline/