E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga përmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur

 Përmbytjet në SHBA, 500 të zhdukur Me përmbytjet masive që kanë goditur shtetin amerikan të Kolorados që prej fillimit të javës, numri i viktimave mund të jetë shumë më i lartë se pesë të konfirmuar.

“CNN” informoi ditën e diel se aktualisht, bilanci i të humburve ka kaluar në mbi 500 persona, transmeton TCH.

Ndonëse autoritetet informojnë se shumë prej të humburve thjesht kanë humbur kontaktet me familjarët, nuk përjashtohet që një pjesë e tyre të jenë mbytur.

Më e keqja është se për momentin nuk parashikohet as ndonjë ndihmë e natyrës, me shërbimet metereologjike që parashikojnë më shumë shi në ditët në vazhdim.

Përmbytjet e deritanishme kanë shkaktuar një dëm prej të paktën 150 milionë dollarësh në zonat e goditura të Kolorados, ndërsa 30 ura janë shkatërruar midis dhjetëra strukturave te dëmtuara./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›