Gjirokastër, Ruçi “emërohet” kryetar i degës së partisë

Posti i kryetarit në këtë degë mbeti bosh pas largimit të deputetit, Vangjel Tavo, i cili iu bashkua javë më parë Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ruçi do të drejtojë këtë degë deri në përfundim të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm. Ditët e fundit, deputeti Ruçi ka zhvilluar takime intensive në këtë degë të partisë në jug të vendit, në përpjekje për të sheshuar konfliktet e shumta të përfshira kohët e fundit.
Gjithashtu, janë përzgjedhur edhe tre figura për t’u marrë me problemet dhe organizimin e kësaj dege, kur përveç qytetit të Gjirokastrës duhet të organizohen edhe në 12 komuna të Qarkut. /S.Ll/Start/
2010-12-21 14:16
[