E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësia, Topi takon Ramën


Kreu i shtetit Bamir Topi është takuar sot në mesditë me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama dhe deputetin e qarkut të Beratit Erion Braçe. Takimi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të presidencës ku theksohet se takimi është bërë me kërkesën e tyre.

Sipas presidencës Kryesocialisti Rama dhe deputeti Braçe e informuan Presidentin e Republikës rreth një shqetësimi të tyre në fushën e drejtësisë.

Mësohet se kreu i shtetit dhe njëkohësisht edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i siguroi ata se institucionet e drejtësisë do të shqyrtojnë çështjen në fjalë me paanshmëri në funksion dhe në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›