E Diel, 1 Nëntor 2026

Problemet ne drejtesi Presidenti Topi pret Ramen dhe deputetin Brace

Tirane 21 dhjetor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi priti sot ne mesdite me kerkesen e tyre Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama dhe deputetin socialist te Qarkut te Beratit Erion Brace.

Kryesocialisti Rama dhe deputeti Brace e informuan Presidentin e Republikes rreth nje shqetesimi te tyre ne fushen e drejtesise.

Zyra e Shtypit e Presidences nuk jep detaje se cila eshte ceshtje konkrete per te cilen jane ankuar drejtuesit e PS-se.

Pasi i degjoi me vemendje Kryetari i Shtetit dhe njekohesisht Kreu i Keshillit te Larte te Drejtesise i siguroi se institucionet e drejtesise do te shqyrtojne ceshtjen ne fjale me paanshmeri ne funksion dhe ne respekt te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi njofton Presidenca.

a.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›