E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, arrestohen 15 klandestinë dhe 3 shoqëruesit shqiptarë

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar sot 15 klandestinë, në dy operacione të ndryshme policore.

Operacionet e përbashkëta janë zhvilluar nga antitrafiku dhe policia kufitare. 7 prej klandestinëve u kapën nga sektori i antitrafikut në Hormovë, ndërsa 8 të tjerë u kapën nga policia kufitare.

Mësohet se sektori antitrafik ka shoqëruar 3 të rinj nga Fieri, të cilët dyshohet se shoqëronin klandestinët.

Klandestinët ishin me origjinë nga Somalia, Iraku dhe Siria.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›