E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster arrestohen dy persona

Dy persona u arrestuan nga Policia e Gjirokastrës ndërsa po transportonin 39.5 kilogramë hashash duke përdorur një biçikletë.

Ata e kishin blerë drogën në fshatin Lazarat dhe po e transportonin duke iu shmangur kontrolleve policore.

Pas një kurthi, policia arrestoi shtetasit Esmeraldo Qori, student në Universitetin Eqerem Çabej Gjirokastër dhe shtetasin Vladimir Rizvo, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Këta shtetas e kishin blerë lëndën narkotike në Lazarat dhe çantën e madhe të shpinës kur janë afruar në lagjen e Romëve e kishin hipur në një biçikletë për të mos rënë në sy.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›