Rama Rishikim privatizimeve

Si shpifje të kryeministit Berisha. Kështu i ka cilësuar Edi Rama deklarimet e kreut të qeverisë, kur është shprehur se opozita është kundra privatizimeve.
Zoti Rama siguroi se PS do të jetë një aleate e madhe e botës së biznesit dhe sipërmarrësve që pasurohen në rrugën e ligjshme. Sikurse edhe më parë, Rama u shpreh se do të ketë një rishikim të çdo kontrate që është firmosur në dëm të interesave kombëtare.
“Do e rishikojmë cdo ligj dhe kontratë koncesionare që është nënshkruar në dëm të interesit publik. Kush ka marrë favore nga lidhjet me Saliun duhet ta ketë të qartë se do i rikthejë publikut atë që i takon”, deklaroi kreu i PS-së.
Kryesocialisti Rama gjatë daljes publike për median foli edhe për çështjen e shumëdebatuar të kufirit detar me Greqinë e cila sipas tij duhet të marrë zgjidhje vetëm në bazë të reciprocitetit mes dy vendeve.
“Greqia është vend mik dhe partner, por fqinjësia e mirë me të forcohet me reciprocitet dhe jo me koncesione të papranueshme”, theksoi Rama.
Duke u ndalur në çështjen e heqjes së imuniteteve, Edi Rama tha se është e domosdoshme që brenda shtatorit me transparencë të zhillohen të gjitha diskutimet për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PS.
Rama komentoi edhe deklarimin e kryeministrit se mazhoranca do t’i drejtohet popullit për një referendum që lidhet me këtë çështje.
“Kjo çështje zgjidhet në Parlament pa problem me kusht që të diskutohen ndryshimet kushtetuese. Jemi pro kufizimit të imuniteteve. Referendumi i Saliut është lojë pa top për të spostuar vëmendjen e publikut nga problemet reale”, shpjegoi Rama.
Rama i është referuar deklaratave të kryeministrit Berisha disa ditë më parë për 21 Janarin, për të cilat tha se Sali Berisha nuk duhet të mendojë se për këtë krim që mban autorësinë e tij ai s’do të ndëshkohet.
“Kthimi i Saliut tek 21 janari kujton se përgjegjësi kryesor për ato vrajse është kryeministër i Shqipërisë. Ai duhet të kthehet para drejtësisë për atë gjakderdhje.”