E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mo Yan, ushtaraku pretendent për “Nobelin” në letërsi

Emri i shkrimtarit kinez Mo Yan po qarkullon këto ditë në një pjesë të mirë të shtypit botëror. Në prag të ceremonisë së çmimit “Nobel” për letërsi 2012, emri i tij gjendet i dyti në listën e kandidatëve pretendentë. Në fakt bashkë me disa të tjerë, është një emër i ri i shtuar kësaj liste që trazon vazhdimisht ujërat para se të mësohet fituesi. Për lexuesin shqiptar, emri i tij nuk është i njohur, por është ndoshta një nga shkrimtarët kinezë që konkurron fort në letërsinë bashkëkohore kineze. Për të kuptuar më shumë për të, po botojmë më poshtë një intervistë të tij dhënë gazetares italiane Marilia Piccone.

***

Mo Yan ishte një ushtarak në karrierë kur vendosi t`i braktiste të gjitha elozhet që kërkonte ushtria për t’iu dedikuar të shkruarit. Përmes librave, vendosi edhe të denonconte probleme të qenësishme. “Tortura është një formë bashkëpunimi mes të akuzuarit, ekzekutuesit dhe publikut”, thotë ai. Emri i vërtetë i tij është Guan Moye dhe e ka zgjedhur pseudonimin letrar si një formë “hakmarrjeje” ndaj gjyshes së rij. Mo Yan, ashtu siç ai firmos romanët e tij, do të thotë “ai që nuk do të flasë”. Gjyshja e tij i thoshte gjithnjë të pushonte, sepse ai ishte një fëmijë shumë llafazan që nuk pushonte kurrë. Tashmë është e vështirë të shohësh atë fëmijë në trupin e këtij burri 57 vjeç. Mo Yan ka lindur në Shandong më 1955-n. Në vend të fjalëve të atij fëmije, dëgjohet zëri që nuk shuhet pas historive të rrëfyera në romanët e tij. Histori që tregojnë për burra që kanë pasur jetë të vështirë, për varfërinë ekstreme dhe punën në kampe, të cilët kanë kaluar përmes revolucioneve dhe luftërave e që kanë pësuar dhunën ekstreme. Ato të Mo Yan janë romanë epikë. Historitë e vogla të personazheve rrokullisen bashkë me historinë e madhe të Kinës, aq sa të vjen të pyesësh se cili është protagonisti i vërtetë: njerëzit apo Kina? Por pyetja është e kotë, sepse janë e njëjta gjë. Përveçse shkrimtar, Mo Yan është edhe skenarist. Filmi i realizuar nga Zhang Yimou ka fituar “Ariun e Artë” në Festivalin e Berlinit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›