“Twilight” - filmi i parë me një milion ndjekës në Twiter

Seriali filmik “Twilight” ka thyer edhe një rekord – është bërë filmi i parë me një milion ndjekës në Twitter, përcjell sajti NME.
“Twilight” këtë shifër e ka arritur të dielën, ndërsa producentët e serialit "Summit Entertainment" kanë dhënë deklaratën në të cilën theksojnë që “Twlight” në Twitter ka “50 për qind më shumë ndjekës se sa filmat e tjerë në listë”.
“Harry Potter” ka rreth 669.000 ndjekës, ndërsa “The Hunger Games” ka rreth 611.000.
Kompania “Summit” e ka hapur llogarinë në vitin 2009 dhe e shfrytëzon për të publikuar lajmet ose për të shpërndarë përmbajtje ekskluzive nga filmat. Pjesa e fundit e Twilight – “Breaking Down 2” do të shfaqet në nëntor.