E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet 31-vjeçariKërkohej nga Interpol Roma

GJIROKASTER - Vihet në pranga ditën e sotme Orjan Brozi, i arratisur nga burgu i Firences dhe i shpallur në kërkim nga Inperpol Roma, që nga viti 2004. 31 vjecari pasi kishte bërë dy vite burg ishte arratisur në 2004-ën.

Orjan Brozi tentoi të hynte në Shqipëri me identitet të rremë ndërsa është kapur sot nga dogana e Kakavijës pasi vinte nga Greqia.

Gjykata e Firences e kishte dënuar me 8 vite burg për vjedhje me dhunë. Policia në kufi ka verifikuar gjatë kontrollit se i arrestuari ishte person në kërkim.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›