Gjirokastër, asgjësohen 27 mijë rrënjë kanabisativa
Rreth 27 mijë rrënjë kanabisativa janë asgjësuar në Qarkun e Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit në aksionet e policisë. Ditën e djeshme policia e Gjirokastrës, në bazë të informacioneve të grumbulluara më parë, ka zhvilluar një tjetër operacion i cili është finalizuar me sukses.
Operacioni është zhvilluar në Komunën e Picarit të rrethit Gjirokastër, në pyllin e fshatit Kaparjel, i cili është i pa banueshëm, pasi është braktisur nga banorët vite më parë.
Në vendin e quajtur përroi i Pilatit janë evidentuar 3 parcela të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike.
Në këto parcela janë evidentuar gjithsej 1.182 rrënjë bimëtë dyshuara si Kanabis Sativa , të cilat varionin nga 180 centimetra deri në 290 centimetra të larta dhe ishin në fazën e fundit të pjekjes.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugës automobilistike bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies , ku disa bimë dhe sendet e tjera tëgjetura në vendngjarjeu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit të Luftës Kundër Drogës,kanë grumbulluar informacione në rrugë operativepër autorin e mundshëm të këtyre bimëve narkotike dhe po punohet përdokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje , si dhe përkapjene autorit të kësaj vepre penale.