Kompanitë e basteve në Suedi, asnjë shans Shqipërisë
Nisur nga forumet në internet, ku diskutohen shumë çështje rreth ekipit kombëtar suedez, gazeta "Aftonbladet" ka kryer një sondazh me tri pyetje, të cilat u janë drejtuar disa kompanive të ndryshme bastesh. Pyetja e parë kishte të bënte me faktin se pse Suedia kuotohej me koeficient të vogël, kur luan ndaj skuadrave me më pak emër. Pyetja e dytë: A janë futbollistët suedezë më patriotë se futbollistët e kombëtareve të tjera? Ndërsa pyetja e tretë, që ka lidhje me kombëtaren tonë, ishte: Si e parashikoni takimin Shqipëri-Suedi dhe kush do të shënojë për suedezët? Rezultatet e këtij pyetësori kanë nxjerrë në pah se te futbollistët suedezë është rritur shumë ndjenja e patriotizmit dhe të gjitha kompanitë e basteve, të intervistuara për takimin e 6 shtatorit, kanë nxjerrë fitues Suedinë.