Njësia administrative Lunxhëri , ndërhyrje në rrjetin e ndriçimit publik

Mungesa e ndriçimit publik në njësinë administrative Lunxhëri po merr zgjidhje. Në këtë zonë bashkia Gjirokastër ka ndërhyrë për rehabilitimin e rrjetit.Ndërsa në fshatin Valare do të vendoset ndriçimi led.Ky ka qënë një problem i hershëm në këtë njësi ku banorët shpesh herë kishin ngritur zërin për zgjidhjen e kësaj situate.Kryetari i kësaj njësie administrative Amarildo Bahoja thotë se përveç fshatit Valare do të shtohet edhe Topullaraj , ish stallat dhe një pjesë e Shën Todhërit.
“Ndricimi në njësinë tonë ka qënë problem prej kohësh . Ne ndërhymë në të gjitha fshatrat e njësisë administrative ku zvendësuam linjat e dëmtuara , dhe bëmë remonte të shumta, ndërrime të telave të oksiduar etj…. .Ndërsa në Valare do të instalojmë ndricimin led ” , thotë Amarildo Bahoja Kryetar i njësisë administrative Lunxheri .
Gjatë kësaj perjudhe investimet për rrjetin e ndriçimit publik kanë qënë një prej prioriteteve të bashkisë Gjirokastër.