E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kalldrëmet e akullta në Gjirokastër, shqetësim i çdo dimri

Ndërsa në këto ditë të acarta, të gjithë flasin për rrugët automobilistike, në Gjirokastër lëvizjen e kanë të vështirë edhe këmbësorët. Temperaturat nën zero i kthejnë kalldrëmet në pista të padëshiruara patinazhi. Por kjo situatë, thonë banorët më shumë sesa për shkak të temperaturave, është për shkak të mosdisiplinimit të ujërave. Për këtë sezon dimëror, Drejtoria e Shërbimeve Publike Gjirokastër thotë se ka siguruar 20 tonë kripë për mbajtjen hapur të rrugëve brenda qytetit dhe njësive administrative.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›