Gjirokastër, banorët prej 10 ditësh vuajnë mungesën e ujit
GJIROKASTËR- Prej disa ditësh mbi 30 familje të lagjes Palorto në qytetin e Gjirokastrës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm për shkak të ndërhyrjeve për rikonstruksionin e rrugës së brendshme të kësaj lagjeje.
Mësohet se avaria ka ardhur si pasojë e kalimit të automjeteve të rënda mbi tubacione duke sjellë dëmtimin e tyre dhe rrjedhjen e ujit. Banorët thonë se edhe pas ankesave për këtë problem në institucionet përkatëse, nuk është marrë asnjë masë për riparimin e avarisë.
“Kemi 10 ditë pa ujë...hapën kanalin këtu edhe e mbyllën prapë. Vijnë, bëjnë sikur na bëjnë qejfin dhe asnjë s’vë dorë këtu, tallen me neve. I lutemi Bashkisë të vëjë dorën në zemër, se jemi të sëmurë”, shprehet një banore.
“Vajtëm më shumë se një javë pa ujë. Ja c’të bëjmë, më mirë të rrimë pa bukë se sa pa ujë”, thotë një e moshuar.
Burime nga ujësjellësi në Gjirokastër shprehen se ajo c’ka mbetet është ndërhyrja për tubacionet e reja, kjo edhe për faktin e amortizimit të tyre, por ende nuk është dhënë një përgjigje zyrtare mbi përmirësimin e situatës dhe rinisjen e furnizimit me ujë të banorëve në lagjen Palorto të Gjirokastrës, edhe pse ata shprehen se i paguajnë rregullisht detyrimet ndaj ujësjellësit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)