E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LRI kontribut në fitoren e 8 Majit

TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta mori pjesë sot në mbledhjen e këshillit drejtues Kombëtar të LRI-së së.
Duke i falenderuar të rinjtë e forumit rinor të partisë për kontributin në zgjedhjet e 8 Majit, Meta tha se ky kontribut ka marrë edhe vlerësimin e merituar.

“3 anëtarë nga 5 të cilët janë zgjedhur në këshillin e Bashkisë së Tiranës i takojnë LRI-së. Mendoj që kjo është në një raport shumë të drejtë me kontributin që kanë dhënë të gjithë për zgjedhjet e 8 majit por në zgjedhjet e tjera ky përfaqësim do të jetë edhe më i madh”, tha ai.

Sipas tij, tanimë është një moment reflektimi për të ecur më të vendosur, më të sigurt për të arritur suksese të tjera. “LSI-ja do të dalë akoma më e fuqishme dhe më solide për të përfaqësuar shpresat e të rinjve shqiptarë që kanë sfida të panumërta. E ardhmja mund të vijë vetëm nga të rinjtë. Ju jeni nga ata të rinj që nuk e prisni fatin dhe të ardhmen nga të tjerët, por e ndërtoni atë vetë. Kjo është edhe arsyeja që LRI është duke u fuqizuar”,- theksoi më tej Meta.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Meta: LRI kontribut në fitoren e 8 Majit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›