E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngërci politik, ministri gjerman i Ekonomisë vjen sot në Tiranë

TIRANE- Ministri gjerman i Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit, Dirk Niebel do zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Lajmi bëhet publik nga faqja zyrtare e Deutsche Welle, sipas së cilës ministri gjerman ka mision ndërmjetësues edhe për krizën politike. Mësohet se ai do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

Ndërkohë edhe burime zyrtare nga ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE) konfirmuan vizitën e Niebel, i cili pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit në orët e pasdites të ditës së sotme.

Gjatë këtyre 2 ditëve, Niebel pritet të zhvillojë takime me kryeministrin, Sali Berisha, Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço dhe funksionarë të tjerë të lartë të vendit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›