E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, bllokohen 100 kg marijuanë

GJIROKASTER – Marijuana e mbetur stok në Lazarat po largohet me të gjitha mënyrat në drejtime të ndryshme. Rreth 100 kg drogë është ndalur në rrugën e saj të trafikimit drejt Greqisë. Pesë çanta të mëdha shpine janë kapur pak kilometra larg kufirit me shtetin fqinj. Trafikuesit nuk u arritën të kapeshin nga policia, ndërkohë që humbën në terrenin fushor të fshatit Fllomo, komuna Pogon. Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit të së enjtes kur forcat e Policisë Kufitare të Sopikut dhe ato të Kakavijës, pas marrjes së informacioneve nga terreni për vendndodhjen në zonën e lartpërmendur të pesë trafikantëve, u vunë në ndjekje të tyre. Pesë trafikantët u gjendën në orën 01:30 të së enjtes, me pesë çanta të mëdha shpine, në fushat poshtë fshatit Fllomo, të cilët përparonin drejt kufirit grek, me qëllim kalimin e lëndës narkotike drejt Greqisë. Ndonëse moti ishte i rënduar me shi dhe erë të fortë, përfshirë terrenin dhe errësirën, efektivat e Policisë Kufitare u vunë në ndjekje të trafikantëve. Këta të fundit, sapo kanë pikasur policinë janë larguar, duke u zhytur në rrjedhën e lumit, pa marrë parasysh as vërshimin e lumit të mbingarkuar nga reshjet e shirave. p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›