E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja e emrit, Gruevski: Greqia pengon progresin në zgjidhje

SHKUP - Kryeministri Nikola Gruevski, ka përsëritur pozicionet e tij mbi çështjen e emrit kushtetues të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, duke akuzuar përsëri palën greke për mungesën e progresit në zgjidhjen e problemit. 

“Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dëshiron zgjidhje për problemin e emrit, por që nuk do të prekë çështje që kanë lidhje me identitetin kombëtar”, tha zoti Gruevski. 

«Ne duam një zgjidhje për emrin. Kjo zgjidhje mund të jetë një kompromis, por jo diktim nëpërmjet të cilit të ndryshohet identiteti ynë kombëtar. Ne duam një zgjidhje, me të cilën do të normalizohen marrëdhëniet me fqinjin tonë jugor, por nëkohësisht jemi shumë të kujdesshëm që zgjidhja të mos jetë e dëmshme për interesat tona kombëtare dhe shtetërore», tha Gruevski, duke u përgjigjur një pyetjeje në Parlament.

(a.jole/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›