E Diel, 1 Nëntor 2026

Video-thirrje zonjës së parë të Sirisë: Vepro në emër të paqes

SIRI – Bashkëshortja e ambasadorit gjerman dhe ajo e atij britanik në Kombet e Bashkuara, i janë drejtuar me një video-thirrje zonjës së parë të Sirisë, Asma Al-Assad, që të ndikojë tek bashkëshorti i saj, për të ndalur gjakderdhjen që ka përfshirë vendin.

“Këta fëmijë mund të jenë fëmijët tuaj, ata janë fëmijët tuaj”, thuhet në video, nëpërmjet së cilës, i kërkohet gjithashtu bashkëshortes së presidentit Al-Assad që të mos sillet si spektatore.

Krijuesit e kësaj videoje kërkojnë nga shikuesit që të nënshkruajnë një letër online, për të kërkuar t’i kërkuar zonëjs Al-Assad që të veprojë në emër të paqes.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›