E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, bllokohen 65 kg lëndë narkotike, 2 në pranga

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës bllokoi 65 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë, gjatë një operacioni në fshatin Kordhoce, 1 km larg Lazaratit.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Jetnor Vreshtullai dhe Besnik Kosturi, të dy banorë të qytetit të Korçës,të cilët u kapën në flagrancë duke transportuar lëndën narkotike të blerë në fshatin Lazarat.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte fshehur në thasë me patate dhe do të transportohej drejt Sarandës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›