Grabitja e argjendarisë në Fier, policia arreston 3 autorët
FIER – Pesë ditë pas grabitjes së argjendarisë në qendër të qytetit të Fierit, policia ka arritur të identifikojë dhe më pas arrestojë 3 autorët e dyshuar të krimit.
Burime nga Policia e Fierit bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Niko Dolva 31 vjeç, Muharrem Rrokaj 24 vjeç dhe Naim Dyrmishi 23 vjeç, të cilët akuzohen për grabitjen me armë zjarri të argjendarisë që ndodhet pranë xhamisë në Fier dhe plagosjen e pronarit të saj.
Mësohet se të arrestuarve iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri dhe disa sende që dyshohet se janë grabitur në argjendari. Gjithashtu policia sekuestroi edhe dy automjete, njëra tip Audi me targa AA 285 FV dhe një tjetër pa targa, të cilat janë përdorur nga grabitësit për tu larguar nga vendngjarja.
Ngjarja ndodhi mesditën e së dielës, kur tre persona të maskuar e të armatosur grabitën argjendarinë në pronësi të shtetasit Maksi Gjergjit, në Fier. Njëri prej tyre qëndroi te hyrja e dyqanit me armë në dorë për të bërë roje, ndërsa dy të tjerët nën kërcënimin e armëve kërkuan të marrin të gjithë floririn që gjendej në banakët e argjendarisë.
Pronari bëri rezistencë duke mos lejuar që ata të hyjnë, por ky veprim i irritoi edhe më shumë autorët, të cilët e qëlluan me tytën e automatikut në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pas neutralizimit të pronarit të argjendarisë, grabitësit morën rreth 1 kg bizhuteri ari dhe 70 mijë lekë të reja dhe më pas u larguan. Pas hetimeve intensive, policia arriti të identifikojë autorët, ndërsa sot u bë i mundur arrestimi i tyre.
(er.nu/BalkanWeb)