Korçë, fermerët apel qeverisë: Po na kalben prodhimet
Fermerët në Korçë ankohen për mbetje stogje të prodhimeve bujqësore. Më shumë se 2 mijë ton patate të cilat duhet të ishin shitur prej disa muajsh, por importi i patates nga Maqedonia ka bërë që prodhimi vendas të mbetet stok.
KORÇE- Mbi 200 fermerë në rrethin e Korçës kanë mbetur në udhëkryq bashkë me prodhimet e tyre bujqësore, të mbetura stogje nëpër magazina. Situata duket se ka nisur të vështirësohet ndërsa prodhimet bujqësore janë duke u kalbur. Janë më shumë se 2 mijë ton patate të cilët duhet të ishin shitur prej disa muajsh, ndërsa importi i të njëjtit produkt nga Maqedonia, duket se ia ka dënuar rëndë këta fermerë.
Fshati Zvirinë ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Korçës, banorët e tij jetojnë kryesisht me kultivimin e patates ndërsa si kurrë më parë i gjithë prodhimi ka mbetur stok, madje pjesa më e madhe është kalbur.
Fermerët e Zvirinës kërkojnë ndërhyrjen e shtetit dhe në mënyrë të veçantë të Ministrisë së Bujqësisë për këtë që ata e cilësojnë si skandal që ka përfshirë ata dhe ekonominë e tyre.
Banorët kanë dërguar edhe ankesa të herë pas hershme në Drejtorinë e Bujqësisë së Korçës lidhur me këtë problem, por asnjë përgjigje për prodhimin e tyre të mbetur stok. (a.r/news24/balkanweb)