E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, dhunë dhe kërcënime me video porno gruas, pranga 41-vjecarit

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë Mihal Koronin, 41-vjec, i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes e tij, si dhe ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një apart celular, ku brenda tij kishte 10 video pornografike që ja kishte bërë bashkëshortes së tij.

Policia bën të ditur se gruaja e dhunuar, me inicialet Z.G dhe e moshës 30-vjec është paraqitur në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe ka denoncuar bashkeshortin e saj, Mihal Koroni, i cili prej katër vjetësh e dhunonte fizikisht, duke i shkaktuar plagë në trup e fytyrë, pasi kërkonte që bashkëshortia e tij të pranonte të prostituonte.

30-vjecarja ka deklaruar para bluve të Gjirokatrës se kohët e fundit, Koroni i kishte bërë edhe disa video pornografike me celularin e tij duke i bërë presion bashkëshortes që të pranonte të prostituonte , në të kundërt vidiot do t’i shpërndante në internet.

Nga kontrolli që iu bë shtetasit të arrestuar i’u gjet një celular, ku ishin ruajtur edhe 10 video pornografike. .Shtetësja Z.G, kishte rreth katër muaj që kishte ikur nga shtëpia e bashkëshorit dhe ishin në prag të divorcit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese mbetur në tentativë”.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›