Korçë- Banorët e Maliqit në protestë, prej 3 muajsh pa ujë
Korçë- Përveç teperaturave të larta, banorët e Maliqit në Korçë janë të të detyruar të përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 50 familje kanë prej më shumë se tre muaj që nuk furnizohen me ujë, dhe kjo i ka detyruar që të udhëtojnë me bidona për ti mbushur në puset më të afërt.
Sipas tyre shkak i kësaj ndërprerje është përdorimi i ujit për vaditje nga disa familje, ndërsa pushteti lokal nuk ka marrë asnjë masë deri tani.
Ata sot kanë protestuar duke kërkuar rikthimin e ujit pasi faturat i kanë paguar rregullisht.
Temperatuart e larta e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën, pasi janë rritur rastet nga helmimet dhe përhapjet e sëmundjeve.
/IDEA/