Miqësore me Flamurtarin? Përfaqësues të Barcelonës në Vlorë
TIRANE-Sot (e mërkurë) në mesditë përfaqësues të klubit të Barcelones kanë vëzhguar ambientet e stadiumit Flamurtari.
Inspektimi i zyrtareve të klubit katalanas duket se ka të bëje me një ndeshje miqësore që për momentin duket ende si pjesë e imagjinatës, ajo mes vendasve të Flamurtarit dhe Barcelones së madhe.
Mësohet ata pas vizitës ata i kanë konsideruar ambientet e brendshme të stadiumit si normale për akomodimin, për 90-minuta, të një prej klubeve më të mëdha europiane dhe më spektakolare të momentit si Barcelona e Lionel Mesit.
Barcelona realizon gjithmonë ndeshje miqësore dhe janë përfaqësues që dërgohen në disa vende për të inspektuar stadiume dhe të bëjnë negociata për të zhvilluar këto ndeshje.
Realisht stadiumi në Vlorë është rikonstruktuar dhe në këtë sezon do të ketë mundësinë të zhvillojë edhe ndeshje në mbrëmje nën ndriçimin e prozhektorëve.
Data e lirë kur Barcelona ka parashikuar një miqësore është në muajin Nëntor ndaj për shqiptarët do të ishte fat dhe dhuratë që të zhvillohej një ndeshje mes Flamurtarit dhe katalanasve pasi përkon me festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Ngjan si një enderr, por do të jetë vendimi i Bashkisë se Vlorës dhe njëkohësisht presidentin e Flamurtarit, Shpëtim Gjika që do të vendosin rreth kësaj mundësie historike.
Më parë ka qenë dhe klubi i Elbasanit që ka dashur të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e Barcelonës që asaj kohe ka pasur president Joan Laporten, por nuk kjo nuk u arrit.
(d.b/BalkanWeb)