Poliçan, sherr me thika për simbolet e partive
Sherr me thika në qendër të Policanit. Dy grupe të rinjsh simpatizantë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste pë Integrim kanë provokuar një sherr për simbolet partiake, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
POLICAN- Dy grupe të rinjsh janë përplasur mes tyre në qendër të Policanit. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ku një grup simpatizantësh të Partisë Socialiste dhe një grup i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë përfshirë në një sherr i cili ka patur si shkak simbolet partiake dhe më pas ka degraduar në përdorimin e thikave. Mësohet se 2 simpatizantë të Partisë socialsite kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë
dërguar menjëherë në spitalin e Beratit, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq nuk bëhet i ditur identiteti i të plagosurve apo numri i pjesëmarrësve në këtë ngjarje.
(e.n/BalkanWeb)