E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i Junës: Ia del vetë! Nëna e Arit: Femrat? I do...

Anjeza: Nuk e kam të lehtë të gjej të dashur

Megjithëse ka pak ditë që ka hyrë në
shtëpinë më të lakmuar në Shqipëri,
"Big Brother", Toni nuk ka hezituar
ta pyesë Anjezën në lidhje me situatën aktuale
sentimentale të saj. Vajza që duket pak e
rezervuar në bisedat që kanë lidhje me jetën
e saj, ka treguar se ka shumë muaj që nuk ka
një lidhje dashurie. Në bisedë me Tonin dhe
Aidën, ajo ka rrëfyer për një lidhje të mbyllur
gati një vit e gjysmë më parë dhe që nga ajo
kohë nuk ka mundur të gjejë një djalë që t‘i
përshtatet zemrës së saj. Anjeza tregoi se nuk
kërkon ndonjë mrekulli, por një djalë që të
jetë i ndjeshëm dhe ta dojë njëlloj si ajo. Aida e
këshilloi Anjezën që të marrë nga jeta dhe nga
një lidhje atë që i ofrohet, sepse nga një djalë
nuk mund të pretendosh të të dojë njëlloj siç
mund ta duash. Anjeza tregoi gjithashtu se me
ish të dashurin e saj takohen dhe janë miq,
pavarësisht se ai ka një lidhje tjetër. Por ajo
pranoi se në muajt e parë pasi u ndanë, takimi
me këtë djalë ka qenë shumë i vështirë për të.

Arjoni: Nuk di nëse do të mbetem mik me banorët

Arjoni tregoi mendimin e tij, se pas
përfundimit të kësaj loje, ai nuk kishte
bindje nëse do të mbetej vërtet mik me
banorët e shtëpisë. "Një kafe do ta pija me qejf
me Sorin e Tanin, por nuk di nëse do të mund
t‘i konsideroj miq të vërtetë", u shpreh Arjoni.
Ai më pas tha se do të shohë edhe deklaratat
e banorëve për të në
dhomën e rrëfimit dhe
atëherë do të krijojë
idenë se cili ka qenë me
të vërtetë një mik real aty
brenda. Djali i preferuar
nga vajzat për bukurinë
e tij, nuk hasi vështirësi
të tregohet mosbesues
në lidhje me banorët
me të cilët është duke
luajtur, pasi natyra e
lojës është e tillë që nuk
mund të besohet deri në fund te tjetri. Në këtë
bisedë, Adela tregoi se kur të mësojë që disa
nga banorët të cilët ajo i konsideron të afërt
do të kenë folur keq për të, mendon se do të
trishtohet shumë dhe do ta kapë atë person për
t‘u sqaruar.

Adela: Jam për të qarë hallin

Eshtuna e spektaklit ka qenë shumë
e vështirë për mua", këto ishin
fjalët e Adelës, e cila tregoi edhe një
herë aktivizimin që pati natën e spektaklit.
Adela rrëfeu se ajo kishte përjetuar me shumë
emocion momentet e spektaklit të së shtunës
dhe sidomos përballjen me opinionistët.
"Zysha" u tregoi disa banorëve që kishte
pranë për pyetjet që i ishin bërë. Nga të gjithë
bashkëbiseduesit, Arjoni u tregua më kureshtari
për të mësuar mbi pyetjet që i ishin bërë dhe
përgjigjet që kishte dhënë vajza. Më në fund
Adela tregoi se atë e kishin pyetur se cilin nga
banorët e nominuar do të donte që të linte në
shtëpi atë natë dhe nivelin sa ndikojnë kamerat
në sjelljet e saj brenda "Big Brother"-it. Fakti që
Adelën e ishin aktivizuar në këtë mënyrë, e bën
atë të mendojë se është "e pafat".

Toni nuk tentohet nga Adela

Një mal me pjata për t‘u larë ishin
motivi që Adela dhe një nga banorët
më të rinj të shtëpisë, Toni, ishin
bashkuar para lavamanit. Në punë e sipër,
Adela tentoi që ta zhbirojë Tonin, duke qenë
se ai sapo ka ardhur nga jashtë shtëpisë së
"Big Brother"-it. Vajza nga Kavaja e pyeti
djalin nga Tirana sesi i ishin dukur atij
banorët, të parë nga jashtë shtëpisë, dhe cili
nga konkurrentët i kishte pëlqyer më shumë.
Duke ndjekur rregullat dhe njëkohësisht
pa dashur t‘i japë përgjigje kësaj pyetjeje të
drejtpërdrejtë, Toni rrëfeu se nuk mund të
flasë për banorët, duke iu referuar mendimit
dhe sjelljes së tyre të parë nga jashtë. Ai shtoi
se nuk mund të tregojë emrin e të preferuarit,
por mund të thotë ata që nuk i pëlqejnë.
Adela u bë shumë kureshtare për të mësuar
emrat e banorëve që nuk i pëlqenin Tonit,
por ai e qetësoi duke i thënë se ajo duhet të
mos shqetësohet, sepse nuk bënte pjesë mes
konkurrentëve antipatikë.

Ari: Kam qarë vetëm për babain dhe për qenin tim

Ka folur plot pasion për qenin e tij një nga
banorët e rinj që kanë hyrë prej vetëm
pak ditësh në shtëpinë e "Big Brother".
Ari nuk u përpoq të fshehë emocionet kur ishte
duke treguar për qenin e tij, të cilin e kishte
marrë të sapolindur në një zonë të Zvicrës dhe
e kishte paguar gati 500 euro. Ari e ka mbajtur
qenin e tij të dashur plot një vit e gjysmë, por
kur i ishte dashur ta linte te nëna e tij, ajo e
kishte pasur të pamundur të bashkëjetonte
me kafshën. Për këtë arsye, Ari qenin ia kishte
besuar një mikut të tij dhe pikërisht në këtë
kohë qeni ishte shkëputur nga duart e tij dhe
ishte zhdukur. Megjithëse kafsha kishte kërkuar
shumë përkujdesje, që nga ushqimi, shëtitjet,
lojërat e deri te larja e dhëmbëve, të cilat Ari
tregoi se ia kishte bërë me shumë dëshirë, ai
qen kishte qenë edhe një burim kënaqësie për
djalin nga Tirana. Më pas Ari rrëfeu se ditën që
do të bëhet me fëmijë, do të marrë një tjetër
qen të racës Labrador, sepse do që fëmija të
mësohet me praninë e një kafshe kaq të dashur.

Moza, Adelës : Bjordi flet mirë për ty

Si të ishin të mbledhur në shtëpitë e
njëri-tjetrit, Adela, Bjordi dhe Moza
ishin ulur në një vend. Ashtu siç
ndodh rëndom, kur të rinjtë janë bashkë,
edhe në këtë bisedë ngacmimet ishin të
shpeshta. Për këtë arsye dhe për t‘i futur
pak spicat Adelës, Moza i tha se Bjordi e do
shumë dhe kjo gjë
ishte e sigurt. Adela
e ka quajtur shoqen
e saj ngatërrestare,
duke treguar
mosbesim në atë
që Moza sapo i
rrëfeu. Moza kërceu
përpjetë, duke u
betuar se kishte
qenë vetë Bjordi ai
që i kishte thënë se
për Adelën kishte
ndjenja të sinqerta. Adela, të cilës u duk
haptas se iu bë qejfi nga kjo gjë, filloi të
ledhatohej. Kosovarja e bukur vazhdoi të
thotë se një ditë më parë ajo kishte biseduar
me Bjordin dhe ai kishte pasur vetëm fjalë
të mira për mikeshën e tij të zemrës, Adela.

Flet nëna e Arjanit, Lavdie Bakalli

Ari është tip i vështirë, ai kërkon femra të përsosura

Është bërë një javë që kur
Ari ka hyrë në shtëpinë
e "Big Brother" dhe
publiku jashtë, ashtu
si banorët brenda, po përpiqet
ta njohë. Ju jeni nëna e tij dhe
padyshim që e njihni më mirë
se ne…
Ari ka lindur si një fëmijë i
urtë, i bukur dhe që mësonte
shumë. Nuk mbaj mend të më
ketë trokitur njeri në derë për
të m‘u ankuar për Arin. Është
një djalë i ekuilibruar, autoritar,
me personalitet. Me raste ka
ndonjë shpërthim të vogël, por
kjo ndodh sepse Arit i ka ecur
jeta vaj dhe është si ai njeriu që
kur nuk i vjen diçka për shtat,
reagon si një flakë kashte, por
bie shpejt. Di të kërkojë të falur,
di ta zgjedhë shoqërinë. Është
gjithmonë në kërkim të më të
mirës për veten e tij.
Fëmijët janë pasqyra e prindërve…
Ari i ngjan të atit. Im shoq
ishte nga ata njerëz që kur hynte
në shtëpi, kërkonte respektin
nga fëmijët e tij. U them shpesh
të dy djemve të mi se, sikur të
marrin 50 për qind nga babai i
tyre, do ishin fëmijët më të mirë
në botë. Shpesh i thosha tim
shoqi: "Ti je gjerman", sepse kishte
veti disiplinën, një karakter
të fortë dhe korrektësinë. Çdo
ditë e më shumë djemtë e mi vijnë
e më thonë se babi ka pasur
të drejtë. Çdo ditë e më shumë
vijnë te karakteri i babait të tyre.
Nuk e di, ndoshta është jeta e
tillë. Ari ka trashëguar nga i ati
korrektësinë dhe autoritetin.
Nga babai ka marrë edhe
respektin ndaj femrave?
Po, është e vërtetë. Im shoq
thoshte shpesh me shaka: "Kurrë
nuk kam dit me i shku pas një
femre". Ari i respekton femrat.
Kur Ari ishte student, mbesa
ime më thoshte: "Teze, të gjitha
femrat e Filologjikut lënë kokën
për të" (qesh). Nuk e di, unë jam
nënë, por kam dëgjuar të tjerat
të thonë se Ari është mashkulli
ideal.
Aktualisht Ari po përjeton
ndonjë lidhje?
Jo, me sa di unë.
Po a ka mundësi që ai të
afrohet me ndonjërën prej
banoreve në BB?
Ari është tip i vështirë në këtë
drejtim. Ai kërkon femra të përsosura.
Kur i pëlqen një femër,
i lë ta nënkuptojë simpatinë
që ka, por në fakt nuk afrohet
asnjëherë i pari. Për një moment
të jep përshtypjen sikur është i
ftohtë, por veprimet e mendimet
e tij mund t‘i kuptojë vetëm
një femër e zgjuar.
Kush ia dha Arit idenë për të
hyrë në "Big Brother"?
Ari vendimet i merr vetë,
por të vë në dijeni.Ari ka hyrë
me mendimin për t‘ia dalë dhe
do t‘ia dalë. Megjithatë, kur më
tha të shtunën në mëngjes: ‘Ma,
më bëj gati valixhen!‘, shtanga.
Çfarë stresi kalova atë ditë!
Qëndrova tërë natën pa gjumë.
E keni ndjekur këto ditë
ecurinë e Arit brenda në BB?
E ndjek shumë pak, pasi po të
shikoj një gjë që nuk më pëlqen,
e përjetoj shumë keq. Them se
po përshtatet, ndonëse banorët
janë natyra krejt të ndryshme
nga Ari. Por ai po gjen forcë për
t‘i përballuar. Ari është një djalë
i formuar, ai ka lexuar shumë
dhe zotëron katër gjuhë të huaja.
Ai shikon vlera te vetja dhe
shikon që mund të ndryshojë
diçka nga vetja. Po harxhon
kohë për të prezantuar veten,
për të arritur një qëllim.
Cili është qëllimi i tij?
Para se të hynte më tha: ‘Ma,
do futem sepse dua të ndryshoj
diçka nga jeta ime‘. Sigurisht
që ana materiale ekziston, pasi
paratë i duhen për shkollën, por
ai do që të ndryshojë. Di që do
të bëjë edhe diçka me shkollën,
por nuk ma ka shpjeguar me
hollësi. Futja në BB është një
bashkëjetesë në komunitet.Aty
arrin të shohësh sesi përshtatesh
me të tjerët dhe jo vetëm
nga niveli intelektual. Kjo është
jeta dhe njerëzit sado më poshtë
të jenë, nuk duhen përçmuar,
por duhen mbajtur afër.
Si është Ari në familje?
Ari është njeri i ndjeshëm.
Sa herë vinte në shtëpi, i hidhte
duart në qafë të atit dhe
e puthte. Sa herë kujton të
atin, përlotet, ndoshta ngaqë
vdekja e tij ishte shumë e papritur.
Edhe me mua ka një
marrëdhënie mjaft të mirë. Kur
mbaj qëndrim dhe nuk i flas, i
mbetet mendja dhe përpiqet të
kuptojë përse më ka mërzitur.
Nuk del kurrë nga shtëpia pa
më përshëndetur.
Si ju duken banorët e tjerë
të BB?
I shoh, i gjykoj, por edhe më
pëlqejnë. Të betohem! I shoh
se janë më të mirë këtë vit, pavarësisht
se ata të gjithë bëjnë
lojë. Megjithatë, më vjen keq
kur shikoj se banorët po bëjnë
interpretime të gabuara për
skenarë të parapërgatitur e të
tjera si këto, sidomos Qetsori.
Ky qëndrim i tyre ju bën t‘i
shikoni me sy tjetër?
Jo, absolutisht jo, të gjithë
bëjnë lojë dhe unë besoj se do
të fitojë më i miri. Këtë do ta
vendosë sjellja e tyre. Unë kënaqem
kur i shoh bashkë. Jam
e kënaqur që Ari mori pjesë, se
ai është shkëputur nga një realitet
që nuk i pëlqente, se mori
një iniciativë të madhe për ta
përballuar atë gjë, pasi mendoj
se është vërtet një gjë e madhe.
Rëndësi ka që ai është atje e po
bën shoqëri dhe kur të dalë do
të ketë miq të mirë.
Çfarë hobesh ka Ari?
Arit i pëlqen dega për të cilën
ka studiuar. I pëlqen të punojë
si menaxher. Gjithashtu i pëlqen
informacioni dhe do që të ketë
informacion për gjithçka. I pëlqen
tenisi dhe e praktikon shumë,
ashtu si edhe notin. Edhe
i ati ka qenë njësh në Shqipëri
për not. Qëndronte me orë të
tëra nën ujë.
Veshja është një hobi për
Arin?
As që bëhet fjalë t‘i blesh
rroba si peshqesh. Kam hequr
dorë prej vitesh, pasi ai ka shije
krejt të ndryshme nga unë. Rrobat
e tij janë tepër të veçanta. Ai
është edhe tip elegant, edhe tip
sportiv. Është i pastër qelibar.
Ju bezdisin thashethemet
që mund të hapen në publik
mbi Arin, pasi prej një jave ai
është shndërruar në një person
publik?
Jo, por të them të drejtën nuk
e di nëse do të kishte një nënë që
do të ndihej mirë po të dëgjonte
një gjë jo të mirë për fëmijën e
saj. Në rast se do të ketë thashetheme,
unë do t‘ia lë kohës që t‘i
vërtetojë. Ajo është dëshmitarja
më e mirë.

Rrëfimi i Arjanit: Edukatën e kam nga babai im

Arjan Bakalli, një nga banorët
më të rinj, i cili ndodhet brenda
shtëpisë së "Big Brother" vetëm
prej një jave, ka bërë tregimin e tij
të parë rreth
jetës së tij
në dhomën
e rrëfimit.
Ai tregon se
ka filluar të
ndihet mirë
me të gjithë
banorët
e shtëpisë,
por më
afër ndihet
me Junën.
"Ndoshta
sepse ajo
vjen nga jashtë, ashtu si dhe unë, dhe
kush jeton jashtë, ka tjetër reflektim mbi
Shqipërinë dhe për jetën këtu". Arjani
tregon se : "Kur isha jashtë, nuk i ndiqja
shumë. Më tepër shikoja përmbledhjet
që transmetoheshin në ‘Top Channel‘
dhe ato që botoheshin përditë në gazetën
‘Shqip‘. Tani që jam brenda, banorët më
duken më mirë se jashtë. Edhe pse Toni
më tha të kem kujdes nga Qetsori dhe
Arjoni, se i kishte dëgjuar të flisnin për
mua… por nuk shqetësohem aspak nga
kjo gjë", vazhdon rrëfimin e tij Arjani, i
cili zbulon qëllimin e përfshirjes së tij në
"Big Brother". "Të them të drejtën, unë
nuk kam hyrë këtu për paratë, por për
fitoren si koncept. Natyrisht që paratë
më duhen, pasi duhet të mbaroj shkollën
në Francë, por ajo që më intereson
më shumë është fitorja dhe perceptimi i
publikut për mua". Në fakt, Arjani duket
se ka hyrë në "Big Brother" për të rigjetur
forcën për të ecur përpara. "Kam kohë që
e kam humbur dëshirën për të luftuar,
jam bërë pasiv. Ka dhe një tjetër arsye, ai
rrëfen se kërkon ta bëjë "reality show"-n
temë të diplomës së tij. "Një javë para se
të hyja në ‘Big Brother‘, isha në Paris dhe
takova profesorin tim. I thashë se kisha
dëshirë të bëja si temë pikërisht BB, duke
marrë pjesë vetë dhe në fund të dorëzoja
një dvd me pjesë të ndryshme nga BB, të
shoqëruara me një studim rreth 20 faqe.
Profesori u ekzaltua dhe më mbështeti".
Arjani shprehet se e ka famën e tij,
natyrisht për ata njerëz që e rrethojnë.
Megjithatë, fama në konceptin popullor
të fjalës nuk është e padëshiruar për
të. "Kur mësova sa vetë votojnë për banorët,
atëherë thashë me vete: Nëse unë
votohem nga 2.5 milionë njerëz, është
njësoj si të votohem President". Por duke
vijuar me shaka, Ari hedh poshtë idenë
e përfshirjes në një parti me rastin e fushatës
që po afron. Duke folur për veten,
Arjani rrëfen: "Shpesh jam njeri shumë i
papëlqyer për disa, pasi u dukem mendjemadh,
por unë nuk shtirem dot. Ajo
që nuk duroj dot është kur më prekin në
karakter dhe në luajalitetin tim. Nëse më
vënë në dyshim ato që them, çmendem
fare". Gjatë rrëfimit, Arjani tregon edhe
për familjen e tij. "Babai im është rritur
në një shtëpi të madhe, borgjeze dhe me
hierarki. Respektohej femra, por prania e
babait dhe e gjyshit ishte kryesore. Unë
vetë jam rritur në një shtëpi 200-vjeçare,
mbushur me skulptura. Vazhdimisht më
thuhej se shkolla është shumë e rëndësishme.
Të them të drejtën, tani e ndiej
vërtet që paskam mbiemër me vlera".
Një lidhje e fortë ka ekzistuar mes
Arjanit dhe babait të tij: "Im atë ka qenë
njeri korrekt. Edukatën e kam të gjithë
nga ai. Kur isha adoleshent, më tha:
‘Kjo është dhoma jote dhe dua që kur
të njohësh ndonjë femër, të vish këtu në
dhomën tënde, në shtëpinë tënde dhe
të mos shkosh lart e poshtë‘. Ose më
thoshte: ‘Kurrë mos e gënje një femër‘,
apo ‘Merr vetëm pjesën tënde‘. Babai
im e adhuronte notin, femrat dhe artin.
Vuajti shumë nga sistemi, sepse ia hoqi
atë mënyrë jetese, por falë xhaxhait tim,
që në atë kohë ishte një nga doktorët më
të mirë në Shqipëri, shpëtuam nga internimi.
Nëse arrij të bëj aq sa ka bërë im
atë, them se do jem i kënaqur dhe them
se edhe ai do të jetë i kënaqur", shprehet
Arjani. Ai kujton gjithashtu momentet e
fundit me të atin: "Dy ditë para se të vdiste,
erdhi në dhomë dhe më bëri vërejtje
për veshjen, se nuk i kisha kombinuar
mirë ngjyrat. Kur e kujtoj tani, nuk kam
trishtim. Ndiej vetëm mall dhe respekt"
(përlotet).

Babai i Junës rrëfen:Juna, vajzë që ia del vetë për çdo gjë

Reagimi i prindërve të
Junës është mjaft interesant.
Ajo është 31 vjeçe
dhe ka ikur jashtë para 12
vjetësh, kështu që prindërit thonë
se kanë humbur shumë vite të
rëndësishme të jetës së saj. Më 1
prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e
mori në telefon duke i thënë: "Të
të sëmur më shumë? Do të hyj në
‘Big Brother‘".
Megjithatë, prindërit e përjetuan
shumë pozitivisht këtë fakt,
pasi tani kanë mundësi ta shikojnë
vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo,
ta njohin më shumë. "Është një
dhuratë për ne", thotë babai i saj.
Prindërit e kësaj konkurrenteje
nuk kanë komplekse për detaje të
vogla të performancës së Junës,
siç është fakti që ajo pëlqen të ecë
zbathur etj. Babai i vajzës, Virgjili,
rrëfen më pas se Juna është "self
made woman", pra ia del vetë në
çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë
deri në fund. Ajo ka bërë nga të
gjitha llojet e punëve në Gjermani
dhe e ka siguruar shkollimin dhe
jetën krejtësisht vetë. Juna jeton
në Keln dhe studion për Romanistikë,
që në fakt është letërsi e
krahasuar. Për sa i përket qëllimit
të futjes në BB, Juna e ka bërë që
të shikojë si mund ta përballojë
realitetin shqiptar, por në fakt ajo
nuk do që të kthehet këtu. Ëndrra
e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi,
është pianoja, për të cilën ajo nuk
mundi të vazhdojë studimet, pasi
iu desh të punojë. Juna ka pasur një
kërkesë, pikërisht një vegël speciale
që e ndihmon për rehabilitimin e
krahut, që ka ardhur si pasojë e të
punuarit kameriere.
Kjo gjë kurohet disi me fizioterapi,
ose me një operacion që
kushton dhe nuk dihet si del. I
mungon lëngu mes kockave dhe ka
dhimbje në mëngjes. Juna mbante
7 pjata në krah. Por Juna si banakiere,
thotë i ati, është e paparë.
Më pas ai rekomandon që brenda
BB t‘i futen disa partitura që ajo t‘i
luajë në piano dhe të krijojë një
atmosferë edhe më të bukur në
mbrëmje.

Flet babai i Eltonit:Djali im është i afrueshëm dhe kjo mund të merret si dobësi

Lajmin se u pranua në
përzgjedhjen për të
hyrë në shtëpinë më të
famshme në Shqipëri,
prindërit e Eltonit e pritën shumë
të entuziazmuar. Pavarësisht
se vendimi për të marrë pjesë në
një spektakël të këtyre përmasave
ishte totalisht i Eltonit dhe
askush nuk mund të ndikonte
në vendimet e tij, ai ka pasur
gjithmonë përkrahjen e plotë
të prindërve.
Eltoni ka mbaruar Fakultetin
e Gjuhëve të Huaja për anglisht,
por zotëron edhe italishten
dhe greqishten; ka punuar në
Ministrinë e Kulturës, Rinisë
dhe Sporteve si përgjegjës në
sektorin e Marrëdhënieve me
Jashtë, dhe më pas si këshilltar
i ministrit në po këtë sektor; ka
qenë inspektor i Komisionit të
Zgjedhjeve në vitet 2003-2005
dhe më pas ka punuar si këshilltar
i jashtëm në Ministrinë e
Ekonomisë. Por jeta e tij nuk
ka ecur gjithmonë duke ngjitur
shkallët e karrierës. Si shumë të
rinj, e ka provuar edhe ai shijen e
hidhur të emigracionit në shtetin
fqinj, Greqi, ku ka punuar
për rreth dy vjet, nga viti 2006
Reagimi i prindërve të
Junës është mjaft interesant.
Ajo është 31 vjeçe
dhe ka ikur jashtë para 12
vjetësh, kështu që prindërit thonë
se kanë humbur shumë vite të
rëndësishme të jetës së saj. Më 1
prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e
mori në telefon duke i thënë: "Të
të sëmur më shumë? Do të hyj në
‘Big Brother‘".
Megjithatë, prindërit e përjetuan
shumë pozitivisht këtë fakt,
pasi tani kanë mundësi ta shikojnë
vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo,
ta njohin më shumë. "Është një
dhuratë për ne", thotë babai i saj.
Prindërit e kësaj konkurrenteje
nuk kanë komplekse për detaje të
vogla të performancës së Junës,
siç është fakti që ajo pëlqen të ecë
zbathur etj. Babai i vajzës, Virgjili,
rrëfen më pas se Juna është "self
made woman", pra ia del vetë në
çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë
deri në fund. Ajo ka bërë nga të
gjitha llojet e punëve në Gjermani
dhe e ka siguruar shkollimin dhe
jetën krejtësisht vetë. Juna jeton
në Keln dhe studion për Romanistikë,
që në fakt është letërsi e
krahasuar. Për sa i përket qëllimit
të futjes në BB, Juna e ka bërë që
të shikojë si mund ta përballojë
realitetin shqiptar, por në fakt ajo
nuk do që të kthehet këtu. Ëndrra
e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi,
është pianoja, për të cilën ajo nuk
mundi të vazhdojë studimet, pasi
iu desh të punojë. Juna ka pasur një
kërkesë, pikërisht një vegël speciale
që e ndihmon për rehabilitimin e
krahut, që ka ardhur si pasojë e të
punuarit kameriere.
Kjo gjë kurohet disi me fizioterapi,
ose me një operacion që
kushton dhe nuk dihet si del. I
mungon lëngu mes kockave dhe ka
dhimbje në mëngjes. Juna mbante
7 pjata në krah. Por Juna si banakiere,
thotë i ati, është e paparë.
Më pas ai rekomandon që brenda
BB t‘i futen disa partitura që ajo t‘i
luajë në piano dhe të krijojë një
atmosferë edhe më të bukur në
mbrëmje.
deri në 2008.
Pasi është kthyer nga shteti
helen, Eltoni është marrë me
përkthime për organizata të ndryshme,
si dhe punë kërkimore.
Ndryshe nga vëllai i tij, që
jeton në Kanada, me të cilin janë
shumë të lidhur, Eltoni është tip
shumë i lëvizshëm, ndonjëherë
i përshpejtuar në vendimet e tij
dhe pak gjaknxehtë, pohojnë
prindërit. Gjithashtu i ati thotë
se ishin pak të merakosur deri
para pak ditësh, për sa i përket
lojës së Eltonit brenda shtëpisë
së "Big Brother", sepse u dukej si
i ndrojtur dhe sikur nuk po dilte
nga "guaska" e tij, por tashmë
mendojnë se ai është ambientuar
dhe ka hyrë në rol.
I ndjekim me shumë interes
dhe me atë ankthin e prindit zhvillimet
e ngjarjeve atje brenda,
sepse Eltoni ka një karakter shumë
të dashur dhe të afrueshëm,
gjë që mund të konsiderohet
ndonjëherë edhe si dobësi, por
një gjë është e sigurt, se Eltoni
nuk ndikohet aspak nga mendimet
ose sugjerimet e personave
të tjerë dhe çdo gjë është 100%
strategjia e tij, përfundon bisedën
i ati.

"Big Brother", sipas Bikës

LIRITA
Gjërat pozitive- Gazmore dhe çapkëne
Gjërat negative- Për mua nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Bravo"
ADELA
Gjërat pozitive- Zyshë e mirë
Gjërat negative- Hipokrite
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Më ke zhgënjyer"
ZHULJETA
Gjërat pozitive- Sytë e bukur
Gjërat negative- Mbivlerësim i vetes
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Sikur të ishe edhe
brenda kështu siç je jashtë"
ERJOLA
Gjërat pozitive- Fotozhenike
Gjërat negative- Mënyra e të folurit
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Të uroj sa më parë
një familje të lumtur"
AIDA
Gjërat pozitive- Energjike dhe inteligjente
Gjërat negative- Ndonjëherë ndërhyn edhe
ku nuk i takon
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Të kam shumë xhan"
MOZA
Gjërat pozitive- Bukuroshe
Gjërat negative- E fi ksuar pas vetes
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Të mirëpres në
Lazarat"
MESIDA
Gjërat pozitive- E drejtpërdrejtë dhe çapkëne
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "No stress"
ADI
Gjërat pozitive- Humori i hollë
Gjërat negative- Nuk i merr gjërat seriozisht
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Tërbohu"
PAVLIN
Gjërat pozitive- I drejtë
Gjërat negative- I heshtur
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Të uroj gjithë të
mirat në jetë"
DRITAN
Gjërat pozitive- Shumë inteligjent, serioz dhe
i matur
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Ti meriton të fi tosh"
AGON
Gjërat pozitive- Humori i mirë
Gjërat negative- Përdor fjalë jo të mira
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Dashuria nuk është
lojë o zotëri"
BJORDI
Gjërat pozitive- Inteligjent dhe simpatik
Gjërat negative- I pabesë
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Më ke zhgënjyer
totalisht, ishe një thikë pas shpine për mua ‘vëlla‘"
ARJON
Gjërat pozitive- Inteligjent dhe shumë xhentil
Gjërat negative- Infl uencohet nga Sori
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Ke një familje të
mrekullueshme"
QETSOR
Gjërat pozitive- I gjithanshëm
Gjërat negative- Intrigant
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "Vazhdo të luash më
fort dhe nxirri nga shtëpia banorët e rinj"
ANI
Gjërat pozitive- S‘ka
Gjërat negative- Ka mendime të cekëta
Ta kisha përballë sot, do t‘i thosha: "U bone ti"
Sa për Junën, Tonin dhe Arin nuk dëshiroj të them
asgjë, sepse nuk arrita t‘i njoh nga afër.
Bika, cilat ishin gabimet tuaja
në "Big Brother"?
Lotët e mi të sinqertë të shtunën,
që u interpretuan si dobësi, por nuk
ishin të tillë.
A u penduat për diçka që do
doje ta ndryshoje po të riktheheshe
aty brenda?
Jo aspak, kam bërë çdo gjë në atë
mënyrë që unë jam.
Kush banor të ka zhgënjyer
dhe pse?
Adela, se i ka gënjyer banorët dhe
Bjordi, sepse e mbaja si vëlla dhe më
hëngri pas krahëve.
Kush nga banorët shtiret plotësisht?
Adela.
Kush të është dukur më i rrezikshmi?
Asnjë.
Kush të preu në besë?
Bjordi.
Pse javën e fundit u mbylle
krejtësisht?
Jo aspak, përveç të shtunës, e
gjithë java ka qenë më se normale
për mua. Kam qeshur, biseduar me
të gjithë banorët, pavarësisht sesi
është dukur jashtë.
Bika, a duhet të mendojmë se
brenda nuk je aq e fortë sa përpiqesh
të dukesh?
Jo, unë jam e fortë dhe kam qenë
edhe aty brenda, sepse ky është
karakteri im, kjo jam unë.
Po të riktheheshe në "Big Brother",
kë nga banorët do të doje te
gjeje dhe kë nuk do doje të gjeje
aty brenda?
Banorët që do doja të gjeja përsëri
brenda janë: Dritani, Sori, Lirita dhe
Arjoni.
Pas daljes nga "Big Brother",
cili është komenti më i bukur dhe
i sikletshëm që ke marrë?
Kam mbetur e befasuar nga ngrohtësia
e publikut jashtë. Njerëz që
më përgëzonin dhe unë i falënderoj
shumë. Çdo koment ka rëndësinë
e vet dhe e kam shumë të vështirë
të veçoj, por po përmend të parin
që kam marrë: "Bika, ke qenë dhe
mbetesh njësh". Kurse komente të
sikletshëm deri tani asnjë.
A do ishit gati ta lije Lazaratin
për Tiranën?
Vetëm nëse do më realizohej
ëndrra ime për oficere policie, por
vetëm fizikisht, sepse zemra ime
jeton në Lazarat.

Shenim: Suplementin e Big Brother mund ta lexoni edhe ne PDF



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›