E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kursi i këmbimit, dollari fiton afro 2 pikë ndaj lekut

Sot më 11 prill rezulton se dollari ka fituar afro 2 pikë kundrejt lekut në këmbimet valutore në krahasim me fillimin e kësaj jave. Dollari pati kuotën më të lartë në nëntor të 2008-tës, kur blihej me 96,7 lekë. 

TIRANE- Monedha shqiptare, leku, pas forcimit kundrejt dollarit javën e kaluar, ka nisur të humbasë pikë gjatë kësaj jave në këmbimet valutore kundrejt dollarit. Sot më 11 prill rezulton se dollari ka fituar afro 2 pikë kundrejt lekut në këmbimet valutore në krahasim me fillimin e kësaj jave. Një dollar është blerë sot me 98,2 lekë dhe është shitur me 98,7 lekë, ndërsa në fillim të javës një dollar është blerë me 96,4 lekë dhe është shitur me 96,9 lekë. Ndërkohë, dollari është forcuar edhe kundrejt fundjavës së kaluar, kur blihej me 97 lekë dhe shitej me 97,5 lekë. Dollari e ka patur kuotën më të lartë në këmbimet valutore ndaj lekut gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë.
(s.g/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›