E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, hapet panairi “Expo Gjirokstra 2012”

Mbi 50 ekspozues të drejtpërdrejtë dhe përfaqësues të sipërmarrjeve të njohura në rajon janë bërë pjesë e Panairit "Expo Gjirokastra 2012" vendosur në pallatin e lojrave me dorë të qytetit.
 

Pjesmarrës për herë të parë në panairin "Expo Gjirokastra 2012" janë sipërmarrës e prodhues grek si dhe Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Janinës. Me celjen e panairit "Expo Gjirokastra 2012" është përuruar gjithashtu edhe celja e zyrës së Informimit të Biznesit në BE pranë Dhomës së Tregëtise dhe Industrisë në Gjirokastër.Sipas kryetarit të Unionit të Dhomave të Tregëtisë Ilir Zhilla, kjo zyrë funksion për të gjithë sipërmarrësve të cilët kërkojnë informacion dhe konsulencë mbi operimin e biznesit në vëndet e Bashkimit Europian
 

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij eventi të rëndësishëm ekonomik kanë qënë Ambasadori Italian Massimo Gaiani, Konsulli I Përgjithshëm I Greqisë në Gjirokastër Nikolas Kotrokois, depudetë të rrethit dhe personalitete të larta të vëndit. Panairi "Expo Gjirokastra 2012" do të jetë i hapur për vizitorët deri në 19 Shtator.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›